Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndezën zjarre në parkun kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë, arrestohen dy autorët
Dy persona që ndezën zjarre në parkun kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit. Autori i zjarrvënies në Lushnjë gjithashtu pengoi zjarrfikësit, gjatë punës për shuarjen e zjarrit. •Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 61 vjeç, banues në fshatin Cakran, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në luginën e lumit Vjosa, konkretisht në vendin e quajtur “Mezarak”, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke (arë), 300 pemë ulliri dhe bimësi e llojeve të ndryshme e parkut kombëtar. •Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të...