Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Debati për plazhet bosh dhe çmimet e larta në Itali/ Meloni përplaset me opozitën: Turizmi nuk është në krizë
Kryeministrja Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të opozitës nga Elly Schlein, sekretare e Partisë Demokratike në Itali, në lidhje me gjendjen e sektorit të turizmit. Në një postim në rrjetin X, Meloni e quajti “të turpshme” përhapjen e lajmeve të rreme nga opozita, duke e akuzuar për dëmtim të imazhit dhe interesave të vendit: “Është e turpshme që, vetëm për të sulmuar qeverinë, opozita shpërndan lajme të rreme që dëmtojnë imazhin dhe interesat e Italisë. Elly Schlein ka lënë të kuptohet se turizmi italian është në krizë, por të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme, të mbledhura nga platforma ‘Alloggiati web’ e Policisë së Shtetit, tregojnë të kundërtën: ka rritje të numrit të vizitorëve dhe miliona turistë në strukturat akomoduese.” Meloni kujtoi gjithashtu...