FOTOLAJM/ Zjarrfikësit heronj të rraskapitur, shtrihen në tokë pas natës së tmerrshme në Delvinë 

FOTOLAJM/ Zjarrfikësit heronj të rraskapitur, shtrihen në tokë pas natës së tmerrshme në Delvinë 

Delvina kaloi mbrëmë një natë të vështirë, ku zjarri i madh kërcënoi banorët dhe infrastrukturën lokale. Lufta me flakët ka qenë heroike, me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse të bashkive të jugut, ekipeve të ardhura nga Tirana, forcat e ushtrisë dhe banorët lokalë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit pranë qytetit. Sikurse duket edhe në foton e mësipërme, të rraskapitur pas zjarrit apokaliptik në Delvinë, zjarrfikësit janë shtrirë për të pushuar në stole e në tokë. Top Channel