Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRAT/ Ndezën zjarre në parkun kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas
Policia e Fierit ka goditur dy raste të zjarrvënies në zonat e Vjosës dhe Lushnjës, duke arrestuar dy shtetas dhe duke i nxjerrë ata përpara përgjegjësisë penale. Shtetasi Shezai Banaj 61 vjeç, banues në fshatin Cakran, është arrestuar pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në luginën e lumit Vjosa, konkretisht në vendin e quajtur “Mezarak”. Si pasojë e flakëve, janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke, rreth 300 pemë ulliri dhe bimësi në parkun kombëtar. Ai është akuzuar për shkatërrimin e pronës me zjarr dhe dëmtimin e habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme proceduriale. Njoftimi i policisë: Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas që ndezën zjarre në parkun kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë. Autori...