I shpëtoi prangave, Dodik lufton ende për karrigen, ja plani rezervë që ka hartuar ekipi i tij

I shpëtoi prangave, Dodik lufton ende për karrigen, ja plani rezervë që ka hartuar ekipi i tij

Marsela SHYTIA Gjykata shtetërore boshnjake pranoi një propozim nga mbrojtja e Milorad Dodik për të konvertuar dënimin e tij me një vit burg për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, mbikëqyrësit ndërkombëtar të zbatimit të marrëveshjes së paqes që i dha fund luftës në Bosnjë, në një gjobë. Dodik tani do të paguajë 36,500 marka boshnjake (rreth 18,660 euro) në vend që të vuajë dënimin pas hekurave, siç e lejon kodi penal i Bosnjës. Ai gjithashtu nuk mund të mbajë postin e presidentit të entitetit të dominuar nga serbet, Republika Srpska, për gjashtë vjet. Pas dhënies së vendimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi Dodikut mandatin si president i Republika Srpska. Megjithatë, vendimi i Komisionit Zgjedhor mund të apelohet. Dodik e përshkroi vendimin e...