Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Olsi Rama takim “kokë më kokë” me Fatjon Shehun për t’i zënë vendin Gent Gazhelit, si po gatuhet në prapaskenë…
Në prapaskenat e pushtetit, aty ku intrigat zihen në heshtje dhe aleancat lidhen larg syrit të publikut, duket se është ndezur një lojë e rrezikshme për fronin e Doganave. Burime të sigurta bëjnë me dije se Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit, është parë në një takim të gjatë e të rezervuar me drejtorin e Antikondrabandës, Fatjon Shehu, njeriun që po synon të rrëzojë nga posti Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli. Mësohet se takimi është zhvilluar në jug të vendit, në një nga lokalet më luksoze dhe më të shtrenjta të zonës, ku për orë të tëra është diskutuar strategjia e marrjes nën kontroll të një prej institucioneve më të rëndësishme dhe më të pasura të shtetit. Shehu, i cili në zonën ku ka...