Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarri pranë Parkut të Gërmenjes/ Shpërthime nga minat, rrezik për efektivët
Nga informacioni i përditësuar marrë nga MZSH-Kolonjë dhe struktura rajonale e Agjencisë së Zonave te Mbrojtura, njoftojnë se zjarri i rënë pasditen e datës 11 Gusht në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjes në territorin e bashkise Kolonjë, nuk ka përhapje më të zgjeruar nga mbrëmë, por mbetet ende aktiv dhe me risk, pasi era e favorizon. Forcat po punojnë për të krijuar një perimetër parandalimi. Rreth 40 forca janë aktualisht në terren. Shërbimi i Bashkisë ka nisur skrep për të hapur rrugë, në mënyrë që të afrohen sa më shumë me mjete zjarrëfikëse në sipërfaqen e prekur. Por duke qene se është zonë kufitare, ka shumë mina dhe dëgjohen herë pas here shpërthime, ndaj paraqet rrezikshmëri për efektivët e nuk mund të afrohen shumë...