Denoncimi: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve

Denoncimi: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar për situatën e zjarreve në Tepelenë ku shprehet se Hormova rrezikon të shkrumbohet. Në një postim në facebook, Shehu shkruan se Hormova është pothuajse e rrethuar nga zjarri dhe se flakët rrezikojnë të përhapen në fshatra të tjerë të Tepelenës e Gjirokastrës. “Hormova rrezikon te shkrumohet! Eshte pothuajse e rethuar nga zjarri! Qe tenton te shtrihet drejt fshatrave te tjere te Tepelenes e Gjirokastres. Deri tashme nuk ka asnje mbeshtetje qendrore ne shuarjen e flakeve. Kapacitetet e vogla, te pa pajisura, keq te organizuara te Qarkut jane te pa fuqishme per te perballuar gjendjen. Pavaresisht perpjekjeve individuale e njerezore te tyre. Situata gjate dites me temperatura shume te larta rrezikon per me te keqen. Nuk mundet e nuk duhet...