Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Është arrestuar dy herë këtë vit, kampioni i botës në 100m pezullohet pa afat për shkak dopingu
13 Gusht 2025 9:25 Telesport Sprinteri 30-vjeçar amerikan Fred Kerley, kampion i botës në garën e 100 metrave në “Eugene 2022” është pezulluar përkohësisht nga AIU. Arsyeja e perzullimit të tij është mopjesëmarrje në tre teste dopingu radhazi brenda një viti. Kerley është edhe fitues i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në 100 metra në “Tokio 2020” dhe fitues i medaljes së bronztë në “Paris 2024”. Kjo do të thotë se ai nuk do të marrë pjesë në në Kampionatin Botëror të Tokios. Ai pritet të marrë një pezullim 24-mujor, siç parashikohet nga rregulloret ndërkombëtare për mospjesëmarrje të tilla. Këtë vit, sprinteri amerikan është arrestuar dy herë në Miami, një herë në janar për një grindje me policinë dhe një herë në maj pas...