Shkodër/ Vijon të jetë aktive vatra zjarrit në fshatin ‘Ura e Shtrejt’,  situata në territorin e Fushë-Arrëzit mbetet nën kontroll

Shkodër/ Vijon të jetë aktive vatra zjarrit në fshatin ‘Ura e Shtrejt’, situata në territorin e Fushë-Arrëzit mbetet nën kontroll

Gjatë ditës së sotme, në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, situata e zjarrit në fshatin Xath është paraqitur më e qetë, krahasuar me intensitetin e ditëve të mëparshme. Aktualisht banesat janë jashtë rreziku, ndërsa në terren vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Forcat e angazhuara janë: • 50 forca të ushtrisë me 2 mjete zjarrfikëse; • 15 efektivë të MZSH-së me 2 mjete zjarrfikëse dhe 2 bota uji; • 18 inspektorë të shërbimit pyjor; • 30 persona nga administrata, shërbimet dhe njësitë administrative Blerim dhe Qafë-Mali. Operacioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të AKMC-së, duke synuar vendosjen nën kontroll dhe shuarjen e çdo vatre aktive. Sot, falë punës së koordinuar, situata është në përmirësim dhe shpresojmë të arrihet izolimi...