Këlliçi: Shqipëria po digjet, kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por tradhti ndaj njerëzve

Këlliçi: Shqipëria po digjet, kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por tradhti ndaj njerëzve

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar për situatën e rëndë të zjarreve në vend. Me një shënim të tij në Facebook, Këlliçi shprehet se, kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por është tradhti ndaj njerëzve, të cilëve po u shkrumbohet mundi i një jete. Reagimi i Belind Këlliçit: Shqipëria po digjet! Zjarret po e hanë vendin si ujq të uritur. Familjet po humbasin gjithçka. Shtëpitë, bagëtia, pyjet po shkrumbohen. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por tradhti ndaj njerëzve, të atyre, që po dëshmojnë hirin e djegies mbi një jetë punë e stërmundim dhe të zjarrfikëseve, ushtarëve e forcave të emergjencës lënë në mëshirë të fatit mu në vijën e flakës. Kjo nuk është thjesht verë e nxehtë, por një vend që digjet...