Zjarret në Delvinë, Vengu takim me shefin e shtabit dhe drejtuesit vendorë për planin e masave

Zjarret në Delvinë, Vengu takim me shefin e shtabit dhe drejtuesit vendorë për planin e masave

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe drejtuesit vendorë kanë zhvilluar në mesnatë një takim në Delvinë për të koordinuar planin e masave për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qytet. Për shkak të flakëve që po afrohen në qytetin e Delvinës, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. Raportohet se nuk ka rrezik për banesat. Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe...