Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vasseur bën “mea culpa”: Nënvlerësuam vështirësitë që Hamilton do të haste te Ferrari
“Ne e nënvlerësuam sfidën me të cilën do të përballej Lewis në fillim të sezonit. Ai kaloi 10 vjet me McLaren dhe 10 të tjera me Mercedes. Le të themi se ka qenë një karrierë 20-vjeçare në mjedisin e Mercedes dhe ndryshimi i gjithë kësaj nuk është i lehtë“. Kjo është deklarata e dhënë nga drejtori i ekipit të Ferrari, Fred Vasseur, në lidhje me vështirësitë e Lewis Hamilton në këtë pjesë të parë të sezonit në Maranello. “Unë dhe Lewis nënvlerësuam se çfarë do të thoshte ky ndryshim, nga kultura te njerëzit“, shtoi Vasseur. Pavarësisht mungesës së rezultateve të menjëhershme, Vasseur theksoi angazhimin e Hamilton dhe lidhjen e tij me Charles Leclerc, duke theksuar qëndrimin e tyre profesional në një vit me presion të...