Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Termometri nuk ‘njeh kufi’/ Temperatura përvëluese, deri në 41 gradë Celsius, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s. Deti do të jetë i valëzuar, me forcë 1-2 ballë.