Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA “zbarkon” në Anchorage për takimin historik! Trump dhe Putin do takohen në bazën ushtarake amerikane
Shtëpia e Bardhë ka përzgjedhur zyrtarisht bazën ushtarake Joint Base Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska, si vendin ku Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohet të premten me homologun e tij rus, Vladimir Putin, një samit i rëndësishëm që shënon takimin e parë të këtij niveli mes dy vendeve në më shumë se katër vjet. Zyrtarët amerikanë u përballën me vështirësi për të siguruar një vend të përshtatshëm për takimin, pasi vera është sezon turistik në kulmin e saj në Alaska dhe mundësitë e disponueshme ishin të kufizuara. Ndërsa në lojë ishin qytetet si Juneau dhe Fairbanks, vetëm Anchorage ofroi opsione që përmbushnin kërkesat e sigurisë për një ngjarje të këtij kalibri. Sipas dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, përkundër dëshirës për të shmangur një...