Muzeu ikonografik “Onufri” me një koleksion të pasur objektesh

Muzeu ikonografik “Onufri” me një koleksion të pasur objektesh

Muzeu ikonografik “Onufri” në Berat mirëpret vizitorë nga e gjithë bota. Që nga fillimi i vitit  vizitorë të shumtë kanë kaluar pragun e tij, duke e kthyer këtë vend në një destinacion të dashur për ata që kërkojnë historinë, bukurinë dhe shpirtin e ikonave.Herë pas here Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat shprehet dhe për vizitorët që e vizitojnë, ku publikon dhe foto të muzeut. Muzeu është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin e XVI. Katedralja sipas mbishkrimeve që mbart rezulton të jetë rindërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër të periudhës bizantine. Ajo përfaqëson një...