Ministrja Denaj: Mbështetje deri në 7,5 milionë lekë për agropërpunimin

Ministrja Denaj: Mbështetje deri në 7,5 milionë lekë për agropërpunimin

Fermerët dhe sipërmarrësit shqiptarë në fushën e agropërpunimit kanë mundësi të përfitojnë mbështetje financiare për investime në teknologji moderne për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur dje se në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ofrohet një grant prej 50% të vlerës totale të faturave tatimore për çdo subjekt, me një kufi maksimal prej 7,5 milionë lekësh. “Ky grant synon të nxisë instalimin e linjave moderne dhe automatizimin e proceseve të punës, duke rritur kapacitetin prodhues dhe përmirësuar standardet e cilësisë, me qëllim shtimin e vlerës së produkteve shqiptare si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, tha ministrja Denaj. Përveç grantit,...