Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Në vend të përshëndetjes
Në vend të përshëndetjesAzem ShkreliShko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal.Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri. Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë.Mos u kthe pas.Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim.Mos thuaj lamtumirë.Asgjë mos thuaj.Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time.Bëhu shkrepetirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim.Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjë emër mos ta harrojmë...