Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Delvinë – Situatë alarmante nga zjarri, rrezikohen banesat, Ministri Pirro Vengu mbërrin me urgjencë
Në Delvinë, situata nga zjarri është përshkallëzuar ndjeshëm, duke u kthyer në alarm për banorët e zonës. Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, janë afruar rrezikshëm pranë disa banesave, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa urgjente. Në terren ndodhen forca zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e qarkut, të mbështetura nga trupa të shumta të Forcave të Armatosura, të cilat po punojnë me intensitet për të frenuar përhapjen e flakëve.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në zonë për të ndjekur nga afër operacionet dhe për të koordinuar veprimet me drejtuesit lokalë dhe ekipet e angazhuara. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe ushtrinë, ka vendosur një perimetër sigurie dhe ka nisur evakuimin...