Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut
Një gjykatë në Korenë e Jugut ka urdhëruar arrestimin e Kim Keon Hee, bashkëshortes së ish-presidentit të shkarkuar Yoon Suk Yeol, duke e bërë atë ish-zonjën e parë të parë në historinë e vendit që përfundon në pranga. Vendimi i gjykatës së qarkut qendror të Seulit krijon një situatë të paprecedentë, pasi të dy anëtarët e një ish-çifti presidencial ndodhen njëkohësisht në paraburgim. Yoon Suk Yeol u rikthye në qeli në korrik, ndërsa po hetohet për një tentativë të dështuar për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, Kim përballet me akuza të rënda, përfshirë manipulimin e aksioneve të kompanisë Deutsch Motors mes viteve 2009-2012, me fitime që kalojnë 800 milionë won (rreth 428 mijë paund). Ajo akuzohet gjithashtu për...