Studimi tregon: Pijet në shishe qelqi përmbajnë më shumë mikroplastikë sesa mendoni, kapakët burimi kryesor i ndotjes

Studimi tregon: Pijet në shishe qelqi përmbajnë më shumë mikroplastikë sesa mendoni, kapakët burimi kryesor i ndotjes

Një studim i ri zbulon se pijet e paketuara në shishe qelqi përmbajnë deri në 50 herë më shumë grimca mikroplastike sesa pijet e paketuar në shishe plastike apo kënaçe. Shkaktar kryesor rezultojnë të jenë kapakët metalikë, të cilët gjatë prodhimit dhe ruajtjes lëshojnë grimca plastike që kontaminojnë përmbajtjen. Mikroplastika, grimca plastike më të vogla se 5 milimetra, është një problem në rritje pasi gjendet në ujë, ushqim, ajër dhe madje në trupin e njeriut. Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj tyre lidhet me probleme serioze shëndetësore, përfshirë infertilitetin, çrregullimet hormonale, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Studiuesit francezë përdorën mikroskopë dhe analiza kimike për të testuar mikroplastikën në ujë, pije të gazuara, limonadë, birrë dhe verë të shitura në Francë. Rezultatet treguan se pijet në shishe qelqi...