Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Apokalips” në Delvinë, zjarri i afrohet Pusit të Naftës, qyteti i rrethuar nga flakët, qindra banorë nxitojnë të largohen
Delvinë DELVINË- Delvina po përjeton orë tmerri. Zjarri i përmasave gjigante është afruar rrezikshëm pranë pusit të naftës, ndërsa qyteti është thuajse i rrethuar nga flakët. Në rrugë, qindra banorë po largohen me ngut nga banesat, duke marrë me vete vetëm ç’kanë mundur të shpëtojnë. Zjarrfikësja mungon ende në terren dhe askush nuk e di kur do të mbërrijë ndihma. Era e fortë po e përhap zjarrin me shpejtësi, ndërsa tymi i zi ka mbuluar qiellin e qytetit. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve të mos presin minutën e fundit për t’u evakuuar./ZËRI