Hasan Masurica – Shqiptari që shpiku fluturaken katër vjet para vëllezërve Wright

Hasan Masurica – Shqiptari që shpiku fluturaken katër vjet para vëllezërve Wright

Historia e aviacionit botëror mund të kishte një faqe krejt ndryshe nëse bota do t’i njihte më herët veprat e Hasan Masuricës, novatorit shqiptar nga Zarbinca e Luginës së Preshevës. Sipas dëshmive historike, në vitin 1899 plot katër vjet para vëllezërve Wright, Masurica ndërtoi fluturaken e parë pa motor, e njohur në atë kohë si “ballon”. Kjo shpikje u realizua me ndihmën e kovaçit të fshatit dhe u provua nga i biri i tij 12-vjeçar, i cili arriti të ngrihej deri në 70 metra lartësi dhe të përshkonte afro katër kilometra në ajër, duke lënë të habitur banorët e zonës. Por Masurica nuk ndalet këtu. Nga viti 1901 deri më 1905 ai ndërtoi pushkë automatike me një, pesë dhe 25 fishekë, të cilën e demonstroi...