Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mision historik dhe shpirtëror”/ Netanyahu paralajmëron ofensivë të re në Gaza: Nuk ka armëpushim me Hamasin, banorët mund të largohen
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se shpresat për një armëpushim të pjesshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga grupi Hamas kanë përfunduar. Në një intervistë për televizionin i24, të cituar nga Times of Israel, Netanyahu përmendi edhe deklaratën e Presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit Hamasi nuk është i gatshëm për një marrëveshje. “E dëgjuat Presidentin Trump,” tha Netanyahu kur u pyet nëse armëpushimi dhe lirimi i pengjeve mbeten ende një mundësi. “Mendoj se është pas nesh. Kemi bërë gjithçka. Na është bërë e qartë se ata thjesht po na mashtrojnë. Shumë pengje, të vdekur dhe të gjallë, do të mbeten në duart e tyre.” Ai shtoi se dëshiron të gjithë pengjet, “si të gjallët ashtu edhe të rënët”. Netanyahu njoftoi gjithashtu...