Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Delvina në rrezik! Zhupa: Asnjë ndërhyrje nga ajri, rrezikohet jeta e banorëve…
Situata nga zjarret në qytetin e Delvinës vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha duke u afruar drejt zonave të banuara. Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për rrezikun që po i kanoset qytetit, duke akuzuar autoritetet për mungesë ndërhyrjeje. Zhupa i bën thirrje autoriteteve shtetërore të mos braktisin qytetin dhe të ndërhyjnë me urgjencë për të shmangur tragjedi të mundshme. Postimi i plotë në FB: Delvina në RREZIK! Gjatë gjithë ditës së sotme asnjë ndërhyrje nga ajri nuk është bërë. Flakët kanë marr përmasa të jashtëzakonshme duke rrezikuar banesat, qytetarët e lagjeve të Delvinës, lagjen Llake dhe lagjen Xhemerhalles. Autoritet shtetërore mos braktisin Delvinën, rrezikohen jetë njerëzish.