Flakët në Delvinë jashtë kontrollit, arrijnë afër puseve të naftës

Flakët në Delvinë jashtë kontrollit, arrijnë afër puseve të naftës

Katër zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por flakët i janë afruar shumë puseve të naftës në Delvinë. Situata është jashtë kontrollit të autoriteteve dhe zjarri po shtrihet deri në lagjen “Llakë” të qytetit. Po ashtu 3 autoambulanca të Delvinës janë vënë në gatishmëri. Krahas zjarrfikëseve që ndodhen në vendngjarje, për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.