Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U asfiksua nga zjarri, banori nga Gramshi tregon nga spitali: U dogj gjithçka, po të mos kishte ardhur Policia…
Një banor asfiksuar nga zjarri në fshatrat e Gramshit, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit, i asistuar nga vetë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shprehet se situata në fshat është e vështirë pasi është djegur gjithçka, shtëpi dhe bagëti. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, por mund të kishte qenë fatal vendimi i tij për të mos u larguar, derisa erdhi Ushtria dhe Policia, duke e larguar me forcë. Ai shprehet se nuk donte të largohej, pasi kishte banesën dhe gjënë e gjallë dhe ishte vetëm. “Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë, bagëti dhe shtëpi në fshatin Skënderbegas. Ca fshatra...