Nga inati i fqinjit i vuri zjarrin fshatit, dogji veten dhe plagosi 8 banorë! Detaje nga zjarri në Gramsh

Nga inati i fqinjit i vuri zjarrin fshatit, dogji veten dhe plagosi 8 banorë! Detaje nga zjarri në Gramsh

Kanë dalë detaje të reja mbi zjarrin që përshiu gjithë fshatin Kullolas në Gramsh, ku për pasojë humbi jetën dhe 80-vjeçari që kishte vënë zjarrin. Bëhet me dije se shkak për zjarrvënien është bërë një sherr mes 80-vjeçarit dhe fqinjit të tij. Nga inati që kishte akumuluar ndaj komshiut, 80-vjeçari i vuri zjarrin parcelës së tij, por pa marrë parasysh pasojat të cilat tashmë rezultojnë të jenë katastrofale. Aktualisht në vendngjarje janë forca të shumta zjarrfikëse, forca të emergjencave civile dhe ato të armatosura, të cilat prej disa orësh janë në luftë me flakët. Ndëkrohë Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet lokale kanë bërë thirrje të vazhdueshme që banorët të largohen nga banesat, në mënyrë që pasojat mos jenë më tragjike se kaq.