Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë
Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza për shkak të Izraelit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Madonna cilëson se papa është i vetmi person që mund të hyjë në ato territore. “Ati i Shenjtë, të lutem, shko në Gaza dhe sill dritën tënde tek fëmijët përpara se të jetë tepër vonë. Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Je i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja. Nuk ka më kohë. Të lutem më thuaj që do ikësh. Me dashuri, Madonna”, shkruan ylli i muzikës pop tek llogaria e saj në Instagram. Krahas postimit, artistja...