Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kujdesit maksimal për shkak të zjarreve të shumta që po përfshijnë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada kërkon që amerikanët të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim, apo çdo lloj udhëzimi të policisë. ‘‘Ambasada e SHBA-së në Tiranë vazhdon të monitorojë disa zjarre në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret”, thekson ambasada në një njoftim. Ndër veprimet që duhen ndërmarrë, Ambasada shprehet se qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato nën urdhër evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e...