I mbështetur nga një ish-007 misterioz, kush është “kandidati” për të qeverisur Gazën pas armëpushimit

I mbështetur nga një ish-007 misterioz, kush është “kandidati” për të qeverisur Gazën pas armëpushimit

Nga Davide Frattini, Corriere della Sera Samir Hulileh mund t’u pëlqejë si Netanyahut ashtu edhe Trumpit – dhe ka miratimin e Lidhjes Arabe. Pas tij është lobisti në hije Ari Ben-Menashe, i cili në planin e tij përmend (jo çuditërisht) shfrytëzimin e fushave të gazit natyror të zbuluara në vitin 2000 në brigjet e Rripit. Ai e quan atë “diplomaci në hije” dhe lejon që errësira të shtrihet në karakterin e tij deri në atë pikë sa të sugjerojë se ai është (dhe sigurisht ishte) një spiun. Sepse paqartësia funksionon me klientët e autokracisë globale, shpesh diktatorë afrikanë, madje edhe me juntën ushtarake në Myanmar: ata kërkojnë shërbimet e Ari Ben-Menashe, i cili premton kontakte me fuqitë perëndimore, për të hapur dyer të vulosura nga...