Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Kongresin Botëror të Bibliotekave dhe Informacionit në Kazakistan
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të përfaqësojë vendin në Kongresin Botëror të Bibliotekave dhe Informacionit, që do të mbahet nga 18 deri më 22 gusht 2025 në Astana, Kazakistan. Si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave (IFLA), Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të jetë pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme në fushën e bibliotekarisë dhe shkencës së informacionit. Kongresi mbledh profesionistë, studiues dhe drejtues institucionesh nga mbarë bota për të shkëmbyer njohuri, përvoja dhe ide inovative, duke ndikuar në zhvillimin e politikave dhe praktikave moderne të shërbimeve bibliotekare. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum ndërkombëtar synon forcimin e bashkëpunimeve dhe avancimin e standardeve të bibliotekave në vend./KultPlus.com