107 oficerë doganorë të rinj diplomohen në 26-vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës

107 oficerë doganorë të rinj diplomohen në 26-vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës

Në një ngjarje të veçantë, 107 oficerë doganorë të rinj kanë përfunduar trajnimin e tyre, duke shënuar kështu gjeneratën e parë të re që prej vitit 2008 në Doganën e Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti uroi doganierët e rinj për diplomimin dhe i inkurajoi për sfidat e ardhshme në shërbim të vendit. Kurti theksoi se kjo gjeneratë e re sjell energji të freskët, motivim dhe përkushtim për të ecur përpara, duke fuqizuar kështu institucionin e doganës, i cili ka përballuar sfida të mëdha gjatë viteve. Në 26-vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës, ai përmendi arritjet e dukshme si rritjen e ndjeshme të konfiskimeve dhe kontrollin më të mirë të kufijve, duke nënvizuar rëndësinë e rolit që luan ky institucion për sigurinë dhe ekonominë...