Nis më 18 gusht Seminari i 43-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë

Nis më 18 gusht Seminari i 43-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë

Të hënën më 18 gusht 2025, në ora 11:00, do të bëhet hapja solemne e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, edicioni i 43-të, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë. Punimet e këtij seminari do të zhvillohen në sallën “Idriz Ajeti” të Fakultetit të Filologjisë, nga 18 deri më 29 gusht. Ky event tradicional mbledh studiues dhe ekspertë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora albanologjike në mbarë botën, të cilët do të prezantojnë punimet e tyre më të fundit shkencore në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Në fokus të këtij viti do të jenë temat: Zhvillimet aktuale të leksikut të gjuhës shqipe, Përdorimi i shqipes në rrjetet sociale, Postmodernizmi në letërsinë shqipe. Programi i seminarit përfshin edhe kurse intensive të...