Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hapësirat publike/ Qytetarët raportojnë abuzuesit, 3644 denoncime! Në krye të listës ankesat për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta
Në pesë qarqet më të mëdha në vend, qytetarët nuk ndalen së denoncuari hapësirat publike të zaptuara. Këtë e tregon numri i lartë i raportimeve të mbërritura në platformën e dedikuar “Hapësira ime Publike”. Në tre ditë nga hapja ne kësaj platforme numri shqetësime të dërguara është 3,644. Të dhënat e kërkuara nga Top Channel në Ministrinë për Pushtetin vendor tregojnë se shqetësimet që dominojnë janë zënia e trotuareve apo hapësirave komunitare. Këto janë statistikat e denoncimeve të deritanishme ku numri më i madh 1758 vjen nga Tirana pasuar nga Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra. RASTET E RAPORTUARA NË “HAPËSIRA IME PUBLIKE”: TIRANA – 1758 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike” DURRËSI– 294 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike” VLORA – 191 raste...