Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se po ashtu po bëhen gati hotelet e zonës për të akomoduar njerëzit e prekur. Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh bëri me dije se kanë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tanin janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt. Pop ashtu janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit. Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas,...