Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Rrezikohet katastrofa’/ Zhupa: Flakët i afrohen puseve të naftës në Delvinë, ndërhyrja nga ajri emergjente
Pothuajse i gjithë vendi është nën pushtimin e flakëve, ndërsa situata paraqitet dramatike në zonën e Delvinës. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në një postim ku shpreh shqetësimin e madh për afërsinë e zjarreve me pusin e naftës në këtë rajon, duke paralajmëruar rrezikun e një katastrofe. “Flakët i afrohen puseve të naftës në Delvinë, rrezikohet katastrofa! Asnjë avion me ujë nuk ka pasur ditën e sotme në këtë zonë. Ndërhyrja nga ajri është EMERGJENTE!” – shkruan Zhupa, duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe masat e duhura për parandalimin e përhapjes së zjarrit. Postimi i plotë: Flakët i afrohen puseve të naftës në Delvinë, rrezikohet katastrofa! Asnjë avion me ujë nuk ka pasur ditën e sotme në këtë zonë. Ndërhyrja nga ajri...