Shtëpia e Bardhë zbulon qytetin ku do takohet Putin dhe Trump në Alaskë

Shtëpia e Bardhë zbulon qytetin ku do takohet Putin dhe Trump në Alaskë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt njoftoi sot se takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut rus, Vladimir Putin, do të mbahet në Anchorage. Zëdhënësja Caroline Levitt njoftoi lajmin gjatë një konference për shtyp, duke thënë se bisedimet midis udhëheqësve të SHBA-së dhe Rusisë do të zhvillohen në qytetin më të madh të Alaskës. ‘Të premten në mëngjes (sipas orës lokale), Presidenti Trump do të udhëtojë nëpër vend drejt Anchorage, Alaska, për një takim dypalësh me Presidentin rus Vladimir Putin. Presidenti Trump është i vendosur të përpiqet t’i japë fund kësaj lufte dhe të ndalojë vrasjet. Siç e ka deklaruar vazhdimisht, ai gjithmonë do të preferojë paqen dhe bashkëpunimin, sa herë që këto rezultate mund të arrihen. Nuk ka udhëheqës në botë tani...