Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjermania paralajmëron Kosovën: Zgjidhni ngërçin politik, ndryshe do të keni pasoja
Të gjitha fuqitë politike duhet të “respektojnë plotësisht dhe zbatojnë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, përndryshe për vendin do të ketë pasoja. Ky është qëndrimi i ambasadës gjermane në Prishtine sipas të cilës “dështimi për ta respektuar vendimin paraqet kërcënim për mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën e integrimit në BE”. Thirrja e Ambasadës gjermane vjen në kohën kur në Kosovë drejtori gjerman për Ballkanin Perëndimor, zhvilloi takime me presidenten Osmani dhe liderët e partive politike ne vend. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 8 gusht publikoi njoftimin mbi aktgjykimin e saj lidhur me ngërçin politik, duke thënë se deputetët duhet të konstituojnë Kuvendin brenda 30-ditësh dhe se kryetari i ri I kuvendit...