Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Banorët e Gramshit përplasen me policinë: Erdhët me vonesë, shtëpia m’u dogj! 50 metra larg ishit!
Gramsh GRAMSH- Zjarret masive që kanë përfshirë disa fshatra në Shqipëri kanë goditur më rëndë zonën e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe frikë tek banorët. Situata është përshkallëzuar në fshatin Harunas, ku pasditen e së martës disa banorë janë përplasur me policinë, duke shprehur indinjatën për mungesën e ndërhyrjes në kohë. Banorët tregojnë se flakët kishin nisur që një ditë më parë, por ndihma ka mbërritur vetëm mëngjesin e sotëm.“Që dje atje lart ka qenë flaka. Policia ka ardhur sot në orën 9:00. Erdhën pasi u përvëluam. Përse nuk erdhën dje avionët, por sot? Tetë avionë mbushën një kovë me ujë dhe ikën. Janë djegur gjithë ata që kanë punuar një jetë të tërë,” tha një prej tyre. Një tjetër banor thekson...