NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori bërthamor në sipërfaqen e Hënës, me synim furnizimin e misioneve të eksplorimit dhe krijimin e një baze të përhershme. Sipas një udhëzimi të datës 31 korrik, të siguruar nga CNN, kjo lëvizje synon ta mbajë SHBA-në përpara Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë shpallur disa herë planet e tyre për një projekt të përbashkët të këtij lloji deri në mesin e viteve 2030. Duffy paralajmëroi se, nëse një vend tjetër e realizon i pari këtë arritje, mund të shpallë një “zonë të ndaluar” në Hënë, duke penguar planet amerikane përmes programit “Artemis”. Misioni “Artemis III”, i planifikuar për vitin 2027, synon të rikthejë njerëzit në...