Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
89 të vrarë brenda një dite! Gaza nën sulmin më të rëndë në javët e fundit, mes thirrjeve globale për armëpushim
Të paktën 89 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit nga bombardimet izraelite në Gaza, përfshirë 15 persona që prisnin ushqim në një pikë shpërndarjeje, sipas autoriteteve vendase. Sulmet kanë ardhur vetëm një ditë pas zemërimit global për vrasjen e gjashtë gazetarëve në territor. Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza raportoi se sulmet ajrore ndaj qytetit janë intensifikuar që prej miratimit nga kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu të planit për zgjerimin e ofensivës. Ndërkohë, pesë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga uria. Ministrat e Jashtëm të 24 vendeve, përfshirë Britaninë, Australinë, Francën, Spanjën dhe Japoninë, paralajmëruan se “vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme” dhe kërkuan nga Izraeli të lejojë menjëherë hyrjen e ndihmave. Në veri të Gazës, të...