Zjarret në Gramsh, Maliqi kritikon ashpër qeverinë: Nuk mbron jetën dhe pronën e qytetarëve

Zjarret në Gramsh, Maliqi kritikon ashpër qeverinë: Nuk mbron jetën dhe pronën e qytetarëve

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Berat, Lefter Maliqi komentoi sot lidhur me situatën e krijuar në vend nga zjarret. Në një intervistë televizive, Maliqi deklaroi se Shqipëria ka kohë që është në flakë, madje ka vite, për shkak të papërgjegjshmërisë qeverisë. Maliqi shprehu kritika se një qeveri e përgjegjshme duhet të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve, teksa sipas tij është fokusuar të bëjë show për hapësirat publike. “Shqipëria ka kohë që është në flakë, madje ka vite, për shkak të papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie të drejtuar nga një njeri i papërgjegjshëm i cili vetëm aktron pasi vjedh, manipulon votat e shqiptarëve, i shantazhon dhe i blen, sigurisht bën dhe krime me syze ngjyrë zjarri dhe sigurisht duke bërë pushime bashkë me qeverinë e...