Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Mbahet edicioni i 43-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe
Në komunën arbëreshë Shën Mitër të Provincës së Kozencës, u mbajt Festivali i Këngës Arbëreshe. Ky ishte edicioni i 43-të i garës më të rëndësishme të vitit, mes artistëve arbëreshë. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri të ditur se fitues i vendit të parë të festivalit, u shpall Ernesto Iannuzzi, kantautor nga Firmo. Para një publiku të mrekullueshëm në Shën Adrian, artisti performoi këngën “Ruam mbrënda”, me tekst nga Iannuzzi dhe aranzhime muzikore nga Alessandro Paloli, duke fituar çmimin e madh dhe një shpërblim prej 3,000 €,shkruan atsh. Në vend të dytë u rendit Francesca Manoccio nga Acquaformosa, me këngën e saj “Ajde Ajde / Eja Eja” (çmimi 2,000 €) dhe në vend të tretë, Clarissa De Santo nga Caraffa, me këngën e...