Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Dokumentari me rrëfimin e Vasfije Krasniqi Goodman fiton çmim prestigjioz në Japoni
                            Një dokumentar i realizuar nga televizioni kombëtar japonez NHK, në bashkëpunim me RTK dhe regjisorin Rilind Gërvalla, që sjell historinë e guximshme të aktivistes Vasfije Krasniqi Goodman, është shpërblyer me çmimin “Motivues” nga juria prestigjioze japoneze, në mesin e mbi 200 projekteve nga mbarë bota. Dokumentari, i xhiruar dhe publikuar këtë vit, trajton një kapitull të dhimbshëm të historisë së Kosovës, duke e paraqitur me sinqeritet dhe forcë rrëfimin e një gruaje që guxoi të flasë publikisht për përvojën e saj. Ky vlerësim, sipas Krasniqi Goodman, nuk është thjesht një njohje për punën e realizuar, por një dëshmi se kur e vërteta tregohet me zemër dhe guxim, ajo mund të prekë ndërgjegjen e publikut ndërkombëtar, pavarësisht distancës gjeografike, transmeton KultPlus. “Ky çmim i dedikohet çdo...