Gjykata rrëzon kërkesën e Focus Media Group për ambientet, pranon vetëm shkeljen procedurale në marrjen e objektit

Gjykata rrëzon kërkesën e Focus Media Group për ambientet, pranon vetëm shkeljen procedurale në marrjen e objektit

Ditën e sotme, në Gjykatën Civile të Tiranës u zhvillua seanca për shqyrtimin e kërkesës së Focus Media Group për vendosjen e një mase sigurimi padie, me qëllim rikthimin e aktivitetit normal të redaksive të saj dhe pezullimin e veprimeve të palëve të treta që kanë zaptuar ambientet. Burime gjyqësore konfirmuan se gjykata ka rrëzuar si të paligjshme kërkesën kryesore të Focus Media për mbajtjen e ndërtesës, duke mos pranuar pezullimin e veprimeve të palëve të treta. E vetmja pikë ku gjykata ka dhënë të drejtë kërkuesit lidhet me faktin se gjatë marrjes në dorëzim të objektit nuk është ndjekur procedura e përmbarimit, një shkelje e rregullave ligjore që rregullojnë ekzekutimin e vendimeve. Në pretendimet e tyre, përfaqësuesit e Focus Media argumentuan se ndodhen përballë...