Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri
Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ky është deri më tani temperaturatura më e lartë e regjistruar këtë sezon. Edhe kryeqyteti nuk ka qenë përjashtim nga vala përvëluese. Në Tiranë, termometri ka shënuar deri në 43°C, duke krijuar kushte të vështira për qytetarët, veçanërisht gjatë orëve të mesditës. Sipas parashikimeve, pritet që ditët në vijim të sjellin një rënie graduale të temperaturave, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i tejskajshëm që ka mbërthyer vendin. Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të hidratojnë vazhdimisht.