Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Intensifikohen sulmet izraelite në Gaza, 89 të vrarë në 24 orët e fundit
Sulmet ajrore izraelite në Qytetin e Gazës janë intensifikuar në ditët e fundit, pasi kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, miratoi planet për zgjerimin e ofensivës ushtarake në këtë zonë. Të paktën 89 palestinezë janë vrarë 31 prej të cilëve kërkonin ndihmë ndërsa rreth 513 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit. Ministrat e jashtëm të 25 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Francën, Spanjën dhe Japoninë, si dhe dy nënshkrues nga BE-ja, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se “vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme”. Ata iu bëjnë thirrje qeverisë izraelite të lejojnë dërgesat e ndihmave dhe të aktorëve thelbësorë humanitarë të operojnë në Gaza. “Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Izraelit që të japë autorizim për të...