Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pa “listë klientësh”, Gjykata mban sekrete dosjet e jurisë për Ghislaine Maxwell
Gjykata amerikane vendos të mbajë të fshehta materialet e jurisë së madhe në çështjen Ghislaine Maxwell Një gjykatës federal në SHBA ka refuzuar kërkesën për të bërë publike materialet për çështjen ndaj Ghislaine Maxwell për trafikimin seksual, duke argumentuar se publikimi i tyre “nuk do të zbulonte informacione të reja me rëndësi”. Sipas BBC, Departamenti i Drejtësisë kishte kërkuar hapjen e dokumenteve për të zbutur zemërimin mes mbështetësve të presidentit Donald Trump, pas vendimit për të mos publikuar të gjitha dosjet federale mbi Jeffrey Epstein, bashkëpunëtorin e Maxwell-it dhe abuzues seksual të miturve, i cili ndërroi jetë në paraburgim. Maxwell, që po vuan një dënim prej 20 vitesh burg, e kundërshtoi kërkesën. Gjykatësi Paul Engelmayer theksoi rëndësinë e ruajtjes së sekretit të jurive të mëdha, të...