Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rreziqet që po përballin zjarrfikësit, toksikologët: Ekspozimi i gjatë në tym rrit rrezikun për helmim
Gjatë pesë javëve të fundit, nga veriu në jug të vendit po përballen në terren me shuarjen e zjarreve me qindra efektivë zjarrfikës, si dhe nga Forcat e Armatosura. Ata janë përshirë në shuarjen e zjarrin në të gjitha format, duke rrezikuar madje edhe jetën. Mjekët toksikologë thonë se në radhët e tyre ka pasur raste të intoksimit nga tymi për shkak të ekspozimit të gjatë në luftë më flakët, si dhe djegie, siç ishte rasti i komisarit tri javë më parë. “Me rënien e zjarreve kemi pasur intoksikacione nga dioksidi i karbonit. Rastet kanë qenë relativisht të lehta dhe kanë marrë shërbimin në Urgjencë, përveç komisarit, i cili ka pasur djegie dhe dy diagnoza bashkë,” shpjegon toksikologia e QSUT-së, Matilda Kambo. Gjatë një vatre...